KUSHTET E GARANCISE
Hapesira Computers garanton që të gjitha aparaturat dhe aksesorët të prodhuara janë konform specifikave teknike të deklaruara dhe janë të kualifikuara për përdorimet e parashikuara. Periudha e garancisë është prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh nga data e dërgimit ose dorëzimit të produktit. Materiali i deklaruar si difektoz, duhet t’i dërgohet dyqanit dhe shpenzimet e dërgimit janë në ngarkesë të klientit.
Hapesira Computers ruan të drejtën të vendosë nëse garancia mund t’i aplikohet ose jo produktit difektoz. Në asnjë rast, Hapesira Computers, nuk i përgjigjet difekteve të provokuara nga dëmtime rastësore, përdorim i pasakte jo konform manualit të përdorimit, dorëzuar nga firma dhe shkaqeve natyrore si: shkarkime elektrike, shkrepëtira, përmbytje, tërmete, zjarre etj.
Hapesira Computers, konsideron jashtë përgjegjësisë së saj, çdo riparim ose modifikim i bërë në produktet e saja nga persona jashtë stafit te saj. Sidoqoftë nga garancia përjashtohen mekanizma në lëvizje dhe bateri. Produktet të dorëzuara por jo të prodhuara nga Hapesira Computers do të garantohen dhe riparohen sipas kushteve të garancisë së prodhuesit respektiv. Gjithashtu, është jashtë përgjegjësisë së saj, çdo dëm i shkaktuar kundrejt personave ose objekteve si shkak ose pasojë e keqfunksionimit të produkteve të saj. Garancia e mësiperme i aplikohet vetëm produkteve të tregtuara nga Hapesira Computers.
ASISTENCA DHE RIPARIMET
Hapesira Computers ofron një shërbim asistence pas-shitjes për të plotësuar kërkesat e klientëve. Për produktet e riparuara në garanci, afati i garancisë është sidoqoftë 12 muaj nga data e dorëzimit të mallit. Garancia e produkteve të riparuara jashtë afatit të garancisë, është prej 30 ditësh nga data e dërgimit të produktit të riparuar.
DOREZIMI DHE TRANSPORTI
Cdo artikull qe ndodhet ne magazinat tona, mund te dorezohet kudo brenda Shqiperise.
Kur ju beni nje porosi, ne do te vleresojme vleren e transportit dhe daten e dorezimit, duke u bazuar ne gjendjen e artikujve qe keni porositur dhe menyren e dorezimit qe zgjidhni.
Gjithashtu, ju kujtojme se tarifat e transportit per shume artikuj, jane te bazuara ne peshe.
KUSHTET E RIKTHIMIT
Ju mund te ktheni nje produkt te ri, te pahapur, brenda 7 diteve nga data e dorezimit. Ne marrim persiper dhe shpenzimet e transportit nese artikulli i kthyer eshte gabim i yni (ju moret nje artikull te gabuar ose te demtuar etj).
Ju mund te rimbursoheni me vleren e produktit qe keni kthyer, brenda 2 javesh nga momenti qe produkti rikthehet ne magazinen tone. Sidoqofte, ne pjesen derrmuese te rasteve, ju do te rimbursoheni shume me shpejt.