Termat dhe Kushtet për Hapesira Computers
Duke konfirmuar porosinë tuaj, ju konfirmoni se keni lexuar dhe pranoni pa rezerva kushtet tona të përgjithshme të shitjes. Termat dhe Kushtet e përgjithshme të shitjes të përmendura më poshtë rregullojnë marrëdhënien kontraktuale ndërmjet ‘Përdoruesit’ (më poshtë referuar edhe si ‘Ju’ ose ‘Blerësi’) dhe ‘Hapesira Computers’ (këtu e tutje referuar si ‘Ne’ ose ‘Website’), pjesë e kompanisë Hapesira Computers. Të dyja palët pranojnë këto Kushte pa rezerva. Këto kushte të përgjithshme të shitjes janë të vetmet kushte të zbatueshme dhe zëvendësojnë të gjitha marrëveshjet e tjera të shkruara ose jo. Ato përdoren për të mbrojtur të drejtat tuaja si klient/konsumator dhe të drejtat tona si biznes.
Ndryshimet në Termat dhe Kushtet dhe në Website
Hapesira Computers është një projekt në zhvillim të vazhdueshëm; për këtë arsye, aspekte të caktuara mund të ndryshojnë, shtohen ose hiqen. Ne rezervojmë të drejtën për të përditësuar faqen e internetit dhe këto kushte të shërbimit sipas gjykimit tonë dhe pa njoftim. Është përgjegjësia juaj për t’u informuar me Termat dhe Kushtet duke kontrolluar rregullisht faqen tonë. Përdorimi i mëtejshëm i faqes pas publikimit të termave të reja do të nënkuptojë se keni lexuar dhe jeni dakord me ndryshimet.
Si të Blesh në Hapesira Computers?
Në faqen tonë, mund të shikoni shumëllojshmëri produktesh për kompjutera dhe aksesorë, ose të kërkoni direkt një produkt specifik përmes opsionit “KËRKO” në krye të faqes. Kur gjeni produktin që ju nevojitet, e shtoni në shportë duke shtypur butonin. Pas kësaj, me një metodë të thjeshtë, përfundoni porosinë dhe zgjidhni mënyrën e pagesës, me kartë ose cash.
Aksesi në Faqen e Internetit të Hapesira Computers
Ne punojmë shumë për të siguruar që faqja e internetit të jetë gjithnjë në dispozicion, por nuk mund të garantojmë aksesin e pandërprerë për çfarëdo arsye. Ne rezervojmë të drejtën për të mbyllur faqen për periudha të shkurtra për mirëmbajtje, por do përpiqemi ta mbajmë mosfunksionimin në minimum. Ne nuk do të jemi përgjegjës nëse, për çfarëdo arsye, një pjesë ose e gjithë faqja nuk është e aksesueshme për periudha të caktuara.
Informacioni rreth Produktit dhe Çmimet
Hapesira Computers kujdeset për informacionet e vendosura në lidhje me produktet, por nuk mban përgjegjësi për ndonjë gabim ose lapsus. Çmimet janë paraqitur në Euro (EUR) dhe nuk përfshijnë koston e dërgesës. Shpenzimet e dërgimit janë të qarta dhe faturohen në fund të porosisë. Ne rezervojmë të drejtën për të modifikuar çmimet në çdo moment; megjithatë, çmimi i porosisë tuaj nuk do të ndryshojë pas konfirmimit.
Disponueshmëria e Produkteve
Nëse një produkt i përzgjedhur nga ju nuk është në stok në momentin e porosisë, do të rimbursojmë shumën e paguar për të brenda 60 ditëve nga pagesa. Nëse një pjesë e porosisë është e padisponueshme përkohësisht, produktet e disponueshme do të dërgohen më parë, ndërsa pjesa tjetër pas rikthimit të tyre në stok. Kostoja e dërgesës është 200 Lekë për Tiranën dhe 300 Lekë për qytetet e tjera të Shqipërisë për pako deri në 5kg, dhe aplikohet një tarifë ekstra për mbi 5kg. Shpenzimi ndahet 50% nga klienti dhe 50% nga Hapesira Computers.
E Drejta e Autorit dhe Privatësia e të Dhënave Personale
Të gjitha përmbajtjet në faqen e internetit të Hapesira Computers (ilustrime, tekste, logo, emra të markave, imazhe dhe video) janë pronë e Hapesira Computers ose kanë leje për përdorim. Çdo riprodhim i pjesshëm ose i plotë i kësaj përmbajtjeje, me çfarëdo mjeti dhe mënyre, kërkon autorizim paraprak nga Hapesira Computers. Çdo përdorim tjetër i materialeve të kësaj faqeje për qëllime të tjera, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera, modifikimin, shpërndarjen ose ribotimin, pa lejen me shkrim të Hapesira Computers, është rreptësisht i ndaluar.
Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale
Të dhënat tuaja personale që na jepni janë thelbësore për përpunimin dhe dërgimin e porosive tuaja dhe kryerjen e shërbimeve në mënyrë sa më efikase. Duke u regjistruar në faqen tonë të internetit, ju pranoni të na jepni informacion të saktë dhe të përditësuar. Përmbushja e këtij angazhimi është në përputhje me ligjin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale, Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe ligjet ndërkombëtare përkatëse.
Cookies
Faqja e internetit e Hapesira Computers përdor cookies për të gjeneruar statistika mbi përdorimin e faqes dhe për të sugjeruar produkte bazuar në historikun tuaj të shfletimit. Ky informacion ruhet në pajisjen tuaj dhe nuk përmban të dhëna konfidenciale. Ju mund të çaktivizoni cookies në çdo kohë duke ndjekur udhëzimet në shfletuesin tuaj.
Përgjegjësia dhe kufizimi i përgjegjësisë
Hapesira Computers bën çdo përpjekje për të siguruar që faqja e internetit të jetë në dispozicion dhe të funksionojë pa ndërprerje. Megjithatë, ne nuk mund të garantojmë aksesin e pandërprerë për shkak të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm që mund të ndërhyjnë në funksionimin e faqes. Në rast të mosdisponueshmërisë së përkohshme të faqes, Hapesira Computers nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim apo humbje që mund të ndodhë.
Komentet e Përdoruesve
Çdo mendim/koment i lënë në faqen e Hapesira Computers monitorohet dhe mund të modifikohet nga ekipi ynë. Nëse një koment bie ndesh me normat e sjelljes ose përmban gjuhë të papërshtatshme, ne rezervojmë të drejtën për ta fshirë ose modifikuar atë.
Shënim i rëndësishëm ligjor
Duke hyrë në këtë faqe interneti dhe duke përdorur informacionet dhe shërbimet e ofruara, ju pranoni që do t’i përmbaheni të gjitha rregullave të përcaktuara në këto Terma dhe Kushte.
Shkeljet e kushteve të përdorimit mund të rezultojnë në ndërprerjen e aksesit tuaj në faqen e Hapesira Computers dhe, në rastet e nevojshme, në veprime ligjore.